Një ujëmbledhës në fshatin Kazie të njësisë administrative Kryevidh është kthyer në një rrezik potencial për banorët e disa fshatrave në këtë njësi. Më shumë po rrezikohet fshati Spille.
Nga amortizimi i digës dhe portave të shkarkimit të cilat janë në gjendje kritike. I ndërtuar rreth vitit 1986 ky ujëmbledhës shërbeu per ti bërë pritë ujrave që vinin nga kodrat si dhe për të vaditur prodhimet bujqësore në këte njesi.
Ajo që vihet re është se prej 30 vitesh në këtë ujëmbledhës nuk është nderhyrë aspak duke e lene të degradohet. Kjo vihet re dhe nga mungesa e rrugës që të çon në këtë liqen e cila është e pakalueshme.
Sipas banorëve situata është alarmante pasi uji ka shkuar në nivelin maksimal 30 cm nga diga..Nëse reshjet e shiut do të vazhdojnë situata do të përkeqësohet ku veç banesave të rrezikuara janë dhe bizneset e turizmit që operojne në këtë zonë turistike)
“Këtu rrezikohet komplet fshati për përmbytje.
Jemi të rrezikuar jashtë mase. Edhe bizneset, edhe tokat që kemi ne. E kalon edhe fushën e Spillesë.
Kemi qenë gjithmonë të shqetësuar. Diga e këtij rezervuari prej vitesh është e pariparuar dhe shkarkuesit nuk funksionojnë. Në këto kushte, në rast të reshjeve massive, ky rezervuar rrezikon jetën e banorëve që ndodhen nën këtë digë”– u shprehën disa prej banorëve.
Të kontaktuar me telefon përfaqësues të bashkisë Rrogozhinë deklarojnë se për këtë situate jane njoftuar dhe prefektura si dhe emergjencat civile por deri tani askush nuk ka ndërhyrë.
Top Channel