Tirana duket se së shpejtti do te ketë një pistë për sportelet e motocross-it.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Presidentin Federatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit dhe Sekretarin e Përgjithshëm te saj.
Në bisedën me ta, Veliaj tha se ka ardhur koha që edhe Tirana të ketë një pistë për sportet e Motocross-it, si një alternativë më shumë për vizitorët, që adhurojnë turizmin e aventurës.
“Një turisti që vjen në Tiranë ne duhet t’i ofrojmë një gamë turistike që përfshin edhe turizmin e aventurës dhe sporteve që i afron me natyrën? Është bërë gjithë ajo punë me “Rally Albania” dhe pas kaq vitesh është shpërblyer, duke hyrë në Europë në këtë sport. Por, ne duam të futemi në Europë edhe për sporte të tjera. Ndoshta ka ardhur koha të kemi një pistë për motoçiklizmin dhe ato që quhen sportet e Motocross-it. Në periferi të Tiranës do të ishte një arsye më shumë, për të shtuar një stacion turistësh në stacionet e shumta që ka Tirana”- tha kryebashkiaku.
Veliaj u dhuroi “Kullën e Sahatit” të Tiranës, si një kujtesë se ka gjithmonë kohë për të vizituar kryeqytetin e Shqipërisë.
“Ky është një simbol për t’ju kujtuar se ka gjithnjë kohë për t’u kthyer në Shqipëri dhe për të rikuperuar kohën e humbur. Pra, për të bërë më shumë gjëra në një kohë më të ngushtë. Në të gjithë ato vite që nuk kemi qenë anëtarë të Federatës dhe nuk i kemi pasur mundësitë, sot që i kemi, të ecim pak më shpejt”– shtoi Veliaj.
Presidenti i FIM Europe, Michal Sikora u shpreh i surprizuar me bukuritë dhe kulturën e kryeqytetit, ndërsa shtoi se do të rikthehet sërish për aktivitete të tjera sportive.
Top Channel