Tre persona të shpallur në kërkim nga policia janë arrestuar në Krujë në vijim të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i Ligjit”.
Në pranga kanë rënë:
– E. A., banues në Dragush, Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”;
– F. Z., banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
– I. G., banues në Krujë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Materialet për veprimet proceduriale të mëtejshme i kaluan prokurorisë.
Top Channel