SHBA sanksione ndaj forcave izraelite të mbrojtjes në Bregun Perëndimor? Netanyahu: Nëse ndodh një gjë e tillë, është vijë e kuqe

21/04/2024 14:51
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar ashpër ndaj një lëvizje të raportuar nga SHBA për të vendosur sanksione kundër batalionit Netzah Yehuda të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

Sanksionet, sipas raportimeve, janë për shkelje të të drejtave të njeriut të kryera kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor nga ushtarët e batalionit. Ka raporte se administrata Biden është vendosur të vendosë në listën e zezë batalionin që konsiderohet elitë nga IDF.

Netanyahu tha se nëse një veprim i tillë do të ndërmerrej atëherë do të ishte një vijë e kuqe në marrëdhëniet me SHBA.

“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) nuk duhet të sanksionohen. Ushtarët tanë po luftojnë përbindëshat terroristë dhe qëllimi për të vendosur sanksione ndaj një njësie IDF është kulmi i absurditetit dhe një vijë e kuqe”, tha Netanyahu në një deklaratë të shtunën mbrëma.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA