“Kërkojmë punëtorë: Kamarier, banakier, ndihmëskuzhinier, pjatalarës në Velipojë. Paga e kënaqshme!” Njoftime të tilla gjenden kudo, sot, në qytetin e Shkodres.
Në prag të sezonit turistik, bizneset po kërkojnë me ngulm punëtorë nga bregdeti i Velipojës deri në Vermosh.
“Këto dy javë ka ndryshim drastik lidhur me marrjen e vendeve të lira për sektorin e turizmit. Në këto dy javë në zonën e Shkodrës kemi marrë 57 vende të lira vetëm për sektorin e turizmit, kamarierë, banakier, ndihmës kuzhinier, recepsionist. Shirokë, Theth dhe Vermosh janë 22 vende. Në zonën e Velipojës kemi 70 vende”- u shpreh Rozafa Zmijani, drejtoreshë e Zyrës së Punës në Shkodër.
Por çfarë pozicionesh kerkohen më shumë ?
“Kamerierë, jo pastrues të thjeshtë por larës enësh me dorë. Një numër të lartë kërkesash në profilin ndihmës në kuzhinë”– shtoi ajo.
Rahyli ka mbi 20 vite experience në sherbimin ndaj klienteve. Mungesen e kamariereve dhe banakiereve, ai e lidh me keqtrajtimin që I është berë nder vite të rinjve dhe mungesen e respektit ndaj ketij profesioni.
“Një faj mund t’I vë edhe administratorëve të lokaleve që nuk I vlerësojnë siç duhet punonjësit. I konsiderojnë si skllevër. Në momentin që do të lësh punën, thonë po ia rris rrogën. Po deri në atë moment pse nuk e kanë bërë?”– tha kryekamerieri Rahyl Toska.
Turizmi këtë vit ka nisur më herët në Shkoder dhe mungesa e stafit, duket se do të jetë problemi kryesor për operatorët turistik.
Top Channel