E rrallë në Vlorë/ Peshkatari kap peshkun 24 kilogramësh, e hedh mbi supe dhe bën ‘xhiro’ në shëtitore Me pjesëmarrje të rreth 1200 personave është zhvilluar në Vlorë “Half maratona Vlorë 2024”.
Ky aktivitet vjen edhe në kuader të titullit” Vlora, qyteti europian i sportit për vitin 2024”. Maratona e ndare ne tre gara, 5 km, 10 km dhe 21 km por edhe “fun run” me pjesëmarrjen e nxenesve te shkollave të qytetit.
Ne garë pati pjesëmarrës edhe nga vende të ndryshme si Kenia, Hungaria apo edhe vende të ndryshme të Europës dhe maratona e zhvilluar në kushte të vështira atmosferike me reshje të rënduara të shiut.
“Vërtet koha nuk e favorizoi por ishte një nga eventet më të bukura në qytetin e Vlorës. Kishte pjesëmarrje edhe të të huajve. Kjo i jep Vlorës një përmasë tjetër”– u shpreh Vilma Bello zv.ministre e Turizmit.
Fituesit do të vlerësohen edhe financiarisht me vlera në 2000, 1000 dhe 500 euro. Gara e 21 km dhe me e rëndesishne në dy vendet e para është fituar nga sportistët nga Kenia, të cilët kanë treguar edhe impresionet e tyre për këtë garë.
Maratona e Vlorës do të jetë tashmë një traditë e përvitshme për qytetin bregdetar.
Top Channel