“Kërkojmë rikthimin e koalicioneve”, Duka mbledh asamblenë zgjedhore të PAA: Të mundësohet vota e emigrantëve

21/04/2024 12:20
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka

1 vit nga beteja parlamentare partitë e vogla kanë nisur kalkulimet elektorale.

Aleati tradicional i demokratëve Agron Duka kërkon ndryshim të ligjit zgjedhor për te korigjuar ndryshimet qe në të shkuarën penalizuan partitë e vogla duke nisur me rikthimin e koalicioneve me listë të përbërë.

“Ne si forcë politike jemi plotësisht të qartë në kërkesat tona: Ne kërkojmë rikthimin e koalicioneve parazgjedhore, që u hoqën në mënyrë absurde. Ne kërkojmë lista të hapura zgjedhore Ne kërkojmë mundësimin e votës së qytetarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit. Ne kërkojmë ndryshimin e zonave zgjedhore”- u shpreh Duka.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka mblodhi këtë fundjave Asamblenë Zgjedhore për rifreskimin e strukturave drejtuese ndërsa vendosi vijat e kuqe në raport me politikat qeverise, duke nisur nga kërkesa për anulimin e ligjit të investimeve strategjike.

Top Channel