Emri/ E mbështollën me letër alumini dhe e groposën, zbulohen vrasësit e vërtetë të 27-vjeçarit shqiptar, pjesë e bandës së drogës miliona dollarëshe

21/04/2024 17:42

Detaje të reja janë zbuluar disa muaj pas vrasjes në mënyrë makabre të të riut shqiptar, Reols Hysneli, në Gjermani.

Sipas mediave turke, thuhet se për vrasjen e tij dyshohet se autorë janë dy shtetas nga Turiqa, të shpallur tashmë në kërkim.

Autorësinë për vrasjen fillimisht e kishte marrë përsipër një 17-vjeçar shqiptar, por dëshmia e tij nuk i ka bindur hetuesit, të cilët kanë vijuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Hysneli u vra me një plumb në kokë më 25 nëntor të 2023, e më pas u gjet i groposur në perferi të Hamburgit, i mbështjellë me letër alumini.

Ekzekutimi i tmerrshëm u zbulua nga një çift që po bënin një shëtitje në zonën pyjore ku ndodhen burimet termale në qytetin Kaltenkirchen, të cilët njoftuan policinë.

Si rezultat i verifikimit të gjurmëve të gishtërinjve, u zbulua se kufoma i përkiste Reols Hysnelit, shtetas shqiptar i burgosur për trafik droge në Lübeck në vitin 2023. Në vendngjarje u gjet një fletë shitjeje e letrës së aluminit me të cilën ishte mbështjellë Reols Hysneli. Ndërsa trupi i Hysnelit u dërgua në Morgun e Mjekësisë Ligjore, dy ditë pas ngjarjes, shtetasi shqiptar Qerim D., 17 vjeç, i cili nuk fliste gjermanisht, shkoi në Komisariatin e Policisë Pinneberg me avokatin e tij dhe rrëfeu se kishte vrarë një person.

Fakti që 17-vjeçari heshti për detajet e krimit dhe se avokati i tij ishte i njëjtë me avokatin e İlber, Edmond dhe Ernest Domit, drejtuesit e grupit “Vëllezërit Domi”, i cili menaxhon një pjesë e trafikut të drogës në Gjermani dhe që qarkullon shifra të majme parash, bëri që policia të thellojë hetimet.

Policia konstatoi se fatura e letrës së aluminit të sekuestruar në vendngjarje i përkiste një dyqani që shiste materiale ndërtimi në Uetersen dhe nga pamjet e kamerave të dyqanit mori informacion se Ferhat K. dhe Selami C. kishin blerë letër alumini.

Ky detaj që në dukje për ta ka qenë i parëndësishëm, ka çuar policinë dhe grupin hetues në zbardhjen e ngjarjes dhe dyshimit se autorë të vrasjes së 27-vjeçarit shqiptar nuk ishte 17-vjeçari, por dy shtetasit nga Turqia.

 

FOTO GALERI
1/8

Top Channel