Dështimi i zgjedhjeve në Veri, Lista Srpska: Ishim të gatshëm t’i ndërrojmë kryetarët, por s’deshëm të luajmë lojën e regjimit në Prishtinë

21/04/2024 20:30

Subjekti politik, Lista Serbe, ka reaguar pasi ka dështuar referendumi për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat veriore.

Ky subjekt politik ka deklaruar se procesi i sotëm ishte “një shfaqje e Kurtit”.

“Duam të përsërisim qartë se ishim më se të gatshëm të marrim pjesë në këtë proces për të parë prapavijën dhe për të zëvendësuar këta kryetarë fallco në komunat tona, por nuk donim të luanim lojëra të dirigjuara nga regjimi në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Më tej, Lista Serbe thotë se “dita e sotme tregoi se si duket demokracia nën Albin Kurtin, me armë të gjatë, forca speciale dhe automjete të blinduara në qendrat e votimit, kamera që incizojnë votuesit”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se referendumi dështoi për shkak të presionit të Beogradit përmes Listës Serbe.

Top Channel