Votimi në komunat serbe, për të shkarkuar kryekomunarët! 33 shkolla serbe refuzojnë të lejojnë votimin

20/04/2024 16:26

33 shkolla serbe në katër komunat veriore të Kosovës kanë refuzuar të lejojnë votimin për shkarkimin e kryetarëve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur të gjejë qendra alternative e që do të jenë hapësira publike e disa private.Përveç dy prej tyre që janë private, të tjerat janë hapësira publike Sipas Kurteshit, nuk do të përsëritet skenari i prillit të shkuar, ku si qendra votimi shërbyen kontejnerë.

Jo, nuk do të ketë kontenjerë. Të gjitha janë objekte publike. Megjithatë, anëtari i KQZ-së nga Partia Demokratike e Kosovës, Arianit Elshani thotë se si qendra votimi do të ketë edhe kontejnerë.

“Qendrat e reja të votimit do të publikohen ndërkohë. Ato do të jenë në hapësira të objekteve publike e private dhe disa në kontejnerë”, tha ai në një përgjigje.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Zvecanit, Zubin Potokut, Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për pjesëmarrje në këtë proces.

“21 prilli është shansi dhe unë i ftoj të gjithë qytetarët pa dallim etnie e moshe që të dalin e të votojnë më 21 prill për t’ia ndërprerë këtyre katër kryetarëve mandatin ata të cilët mendojnë që nuk kanë qeverisur mirë. Gjithçka duhet me proces ligjor e jo me banda të dhunshme që rrethojnë ndërtesat e komunave. Me banda të dhunshme nuk mundesh me hy në zyre, nuk lejon Policia e Kosovës”, tha Albin Kurti.

Nga 43 qendra të votimit sa ishin përcaktuar fillimisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kanë mbetur vetëm 23. Më 21 prill votohet për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë të katër komunave të veriut.

 

Top Channel