Jetmiri, pas daljes së tij të papritur nga shtëpia e Big Brother VIP, u përplas me opinionistët, ndërsa u tregua i rezervuar dhe donte të largohej nga studio.
Ledioni: Çfarë ndodhi?
Jetmir: Asgjë e jashtëzakonshme.
Ledioni: Mungesë respekti ndaj publikut dhe ndaj banorëve, fillove të përmendje ca histori që nuk ka lidhje me atë.
Jetmir: Çështje perceptimi. Faleminderit që më dhatë mundësinë, edhe unë të vazhdoj rrugën time.
Ledioni: E vazhdove këtë rrugëtim me forcën e mendjes. Mungesa jote e koherencës është ose je civil dhe i qytetëruar, ose jo.
Jetmir: Ju keni të gjithë armët e gjësë, unë në izolim, aq kisha mundësi
Arbri: Pata besim te loja jote, por edhe ti e kuptove që je shumë dobët. Bëre mirë që dole. Ke pasur kohën e nevojshme, kam pritur shumë, të tundësh themelet e shtëpisë, por nuk e e bëre kurrë, sepse e pe veten tënde të dobët
“Nuk e shoh kështu, por mendimi jot”, thotë Jetmiri, ndërsa kërkon të lërë lojën.
Top Channel