Real Madrid përgatit për një tjetër ndeshje të madhe pas asaj ndaj Manchester Cityt në Champions League.
Të besuarit e trajnerit Carlo Ancelotti presin në Santiago Bernabeu rivalët historikë të Barcelonës, ku synohet një fitore për të vendosur një hap të sigurtë titullin e LaLiga. Tekniku italian i madrilenëve në konferencën për shtyp, theksoi se nuk i intereson kritikat për sportin se si u kualifikua skuadra e tij ndaj Cityt, ndërsa shtoi se Valverde është i pazëvendësueshëm.
“Skuadra është e mirë dhe është e rikuperuar, sigurisht ka disa futbollistë që nuk janë në kulmin e energjisë. Por, në fushë ndaj Barcelonës do të zbresë ekipi më i mirë i mundshëm. Militao mund të luajë si titullar, është gati edhe pse i mungojnë minutat në këmbë.
Valverde? E vështirë të thuash se çfarë mund të ekipit, është lojtari për të cilin është vendosur. Është gati të luajë në çdo pozicion dhe për këtë skuadër është i pazëvendësueshëm.
Kritikat për kualifikimin në Champions? Nuk më surprizojnë, secili është i lirë të mendoj se çfarë dojë. Duhet të dish të menaxhosh topin kur e ke në zotërim dhe kur nuk e ke atë. Ne e bëmë shumë mirë lojën tonë dhe unë nuk kam parë asnjë madrilen të mërzitur për kualifikimin tonë.
Pesë në mbrojtje? Është një sistem që mund të përdoret në çdo moment kur mungojnë pesë apo gjashtë minuta nga fundi i ndeshjeve. Mbase mund të luaj edhe me gjashtë apo shtatë mbrojtës dhe dy portierë, por nuk vendos dot një autobus.
La Liga? Jemi shumë afër titullit, “El Clasico” është një mundësi më shumë për të fituar kampionatin”, u shpreh Ancelotti.
Top Channel