“Në post, por jo në pushtet”/Analiza e CNN: Dy javë para zgjedhjeve, gjërat duket se po shkojnë keq për kryeministrin britanik Sunak! Rrezikon humbje katastrofike

20/04/2024 17:58

Dy javë para zgjedhjeve lokale në Britani që pritet të shkojnë keq për partinë e tij konservatore, ka një ndjesi të përgjithshme se Sunak është kryeministri që i përshtatet më mirë epiteti “në post, por jo në pushtet”, shkruan rrjeti CNN.

Kryeministri konservator i pazgjedhur Sunak, ka thënë se do të mbajë zgjedhje të përgjithshme në Britani këtë vit, por nuk ka përmendur data. Zhurmat thonë se ai po mbahet sa të mundet në pushtet për të evituar një humbje katastrofike të konservatorëve pas një dekade me “politika që nuk kanë lënë asnjë shenjë”, shkruan CNN.

Problemi për Sunak është se çdo gjë që ai bën, i rikthehet për ta goditur si një bumerang, në një mënyrë ose një tjetër.

Kësaj jave ai nisi në Britani nismën e papritur për të ndaluar duhanin, që u aprovua nga senati i vendit, me njëfarë mbështetjeje nga opozita laburiste.

Por dy pararendësit e tij konservatorë e vinin në lojë.

Boris Johnson tha në një audience në Kanada: “Ne jemi partia e Winston Churchill  dhe tani kërkojmë të ndalojmë purot [cigaret]? ‘Donnez-moi un break’, siç i thoni ju këtu në Kebek. Është çmenduri.”

Edhe ish-kryeministrja ‘më jetë-shkurtër’ e Britanisë, Liz Truss, e quante masën e Sunak “legjislacion vetëm për sinjalizim virtyti.”

Në total, rreth gjysma e deputetëve të Sunak nuk e kanë mbështetur masën duke shfaqur një ndarje të rrallë te konservatorët dhe duke kthyer në qesharake partinë në pushtet, sipas ekspertëve vendas.

Kësaj jave inflacioni në vend ishte në rënie dhe politikat e tij për emigracionin po i afroheshin më shumë realitetit për t’u kthyer në ligj.

Por përsëri mediat nuk duket se i dhanë shumë rëndësi “sukseseve” teksa axhenda politike dominohej nga libri i pritur i kujtimeve dhe zbulimeve i ish-kryeministres Truss, pararendësja e kontestuar e Sunak.

Muajin e kaluar një nga krerët konservatorë, Lee Anderson u nda nga konservatorët për t’u bashkuar me rivalët e djathtë ‘Reform UK’, edhe pse ishte një nga aleatët kryesorë të kryeministrit.

Megjithëse Anderson ka qenë më parë edhe laburist, ai besohet se ka tërhequr shumë të tillë me vete kur kaloi te konservatorët në in 2019.

Anderson u pezullua nga konservatorët pas komenteve për kryebashkiakun musliman të Londrës, Sadiq Khan, që nuk u pëlqyen nga Sunak.

Ndërsa më herët kryeministri kishte shkarkuar ministren e brendshme Suella Braverman, pasi ajo shkroi një artikull ku kritikonte policinë vendase ‘pa miratimin e shefit’.

Pas shkarkimit, Braverman akuzonte Sunak për “tradhti” në lidhje me politikat e emigracionit në Britani.

CNN shkruan se megjithëse Sunak mund të ngjajë si një konservator i butë, autoriteti i sa vjen e gërryhet, nëse ka ekzisuar ndonjëherë, siç thotë dhe një ish zyrtar i partise: “Konservatorët duken si të vdekur. Nuk kanë mundësi ringritjeje dhe Rishi përcillet në publik me imazhin e të papëlqyerit, të pazakontit ose acaruesit.”

Në një tjetër zhvillim, javës që vjen politikat e kampeve të refugjatëve në Ruanda do të kalojnë në parlament, duke shpresuar që ligji të reduktojë fluksin e migravionit me gomone nga Franca, që kanë pasur një rritje prej 56% në tre muajt e parë të 2024, sipas agjencisë evropiane Frontex.

Por votuesit kërkojnë rezultate të dukshme dhe për këtë nuk ka kohë deri në zgjedhjet e ardhshme.

Sunak gjithashtu mund të ofrojë ulje taksash ose oferta të tipit të partive të djathta, që përsëri pritet të vihen në lojë nga personazhe të larguar konservatore si Braverman e Truss.

FOTO GALERI
1/3
Problemi për Sunak është se çdo gjë që ai bën, i rikthehet për ta goditur si një bumerang, në një mënyrë ose një tjetër, shkruan CNN

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA