IKMT ‘zbarkon’ në Velipojë! Nis aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje buzë detit
20/04/2024 09:56
IKMT ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në plazhin e Velipojës ku do të nisë një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje.
Kryesisht janë bazamente betoni të ‘beach bareve’ dhe ndërtime të tjera të evidentuara nga ky inspektoriat.
Aksioni vjen një ditë pas mbledhjes që zhvilloi ministrja Kumbaro me prefektët ku la detyra specifike për secilin prej tyre.
Top Channel