Energji pa sheqer, 8S2 sjell së shpejti ekskluzivisht nga Holanda risinë në tregun shqiptar

20/04/2024 16:11

Së shpejti, në këtë fillim sezoni turistik vjen risia më e fundit e shumëpritur nga tregu i pijes energjike 8S2, prodhuar në Holandë.

Për të gjithë të rinjtë dhe shqiptarët, për një jetë aktive dhe produktive vjen pija energjike 8S2 pa sheqer direkt nga Holanda dhe që kompania B.M shpk është e bindur se do të ketë po aq sukses në tregun shqiptar.

Kompania BM shpk, lider në tregtimin dhe distribucionin e pijeve, është themeluar në vitin 2004 në Koplik të Shkodrës. Prej dy dekadash kjo kompani është shndërruar në një nga kompanitë me gjigante dhe më të suksesshme të distribucionit në tregun shqiptar, duke sjellë për klientët dhe bashkëpunëtorët e tyre një shërbim profesional, korrekt dhe të përkushtuar.

Falë ekspertëve të huaj e vendas, logjistikës së avancuar, pasionit për cilësi e standarde ndërkombëtare, rritje të vazhdueshme, kapacitetet shpërndarëse dhe forcës së shitjes, kjo kompani ka arritur të kryesojë në industrinë e pijeve në Shqipëri, ku sot bashkëpunon me 95 për qind të tregut shpërndarës i B52 në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi, Slloveni, Greqi, Itali, Angli e Shtete të Bashkuara të Amerikës duke marrë përmasat e një kompanie ndërkombëtare.

Është partner zyrtar dhe përfaqesues ekskluziv i autorizuar i kompanisë Royal Swinkels Family Brewers B.V (BAVARIA) në Holandë, një nga fabrikat më të vjetra të prodhimit të birrës, siç është Bavaria, fillimet e së cilës datojnë që në vitin 1719.

Kompania sot pas 20 vitesh, vazhdon të jetë një gjigant distribucioni, ku në nivele shitjeje ka arritur maksimumin si Kontribues VIP në të ardhurat doganore dhe tatimore të shtetit, si një ndër kompanitë më të mëdha që kontribuon në punësimin e një stafi të konsiderueshëm rreth 110 punonjës direkt dhe mbi 370 të tjerë indirekt. Si çdo vit kompania është mbështetëse e komunitetit, aktiviteteve sportive, kulturore të të rinjve si pjesë e politikave të përgjegjësisë sociale të saj.

Drejtuesit e kompanisë shprehin entuziazmin që ndër vite kanë njohur vetëm rritje përtej sfidave, dhe konkurrencës në treg dhe se nga kërkimet e tregut klientët shqiptarë kanë pritur me padurim risinë më të fundit të pijes energjike 8S2 PA SHEQER që shumë shpejt do të jetë kudo në të gjitha pikat e shitjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA