Jetmiri tha se ka vendosur që të mos largohet nga shtëpia, por tha se do vazhdojë të rrijë pa folur me banorët, vetëm në dhomën e rrëfimit.

“Kam marrë një vendim të habitshëm, kam vendosur që këtë respekt që më është dhënë nga ju dhe publiku ta vazhdoj këtë rrugëtim, por pa folur me banorët”, tha ai.

Por për këtë pritet vendimi i Vëllait të Madh, nëse do ta pranojë apo jo vendimin e Jetmirit.

Ndërkohë opinionistët në studio u shprehen se kjo është një strategji dhe se ky spektakël është i bazuar në komunikim.

“Ju keni pranuar të hyni në një format të tillë ku loja bëhet përmes komunikimit. Nuk jeni në shtëpinë tuaj që të mund të merrni vendime si të doni”, u shpreh Ledioni.

“Vëllai i madh” nuk e pranoi vendimin e Jetmirit me “kusht”, pasi ai tha se do të qëndrojë, por pa folur me banorët.

Kështu i mbeti në dorë Jetmirit për të vendosur të qëndrojë dhe të vijojë lojën normalisht, ose të largohet.

Pas këtij komunikimi ai tha se do vazhdojë lojën, por do zgjedhë ai se me kë të komunikojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA