‘Çfarë do u thuash shqiptarëve për mandatin e katërt’? Rama në podcast me ish deputetin demokrat, Mark Makun: Kemi ministra të pushkatuar, do ngremë stekën e luftës…

20/04/2024 20:24

 Në podcastin e kësaj të shtune “Flasim”, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar pedagogun dhe shefin e Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Mark Makun.

I pyetur nga Mark Marku se ‘çfarë do u thuash shqiptarëve për një mandate të katërt’, Rama renditi arsyet.

Mark Marku: Do të shfaqesh pas një viti në zgjedhje, 3 mandate, me të mirat e të këqijat e tij. Në një qeverisje të gjatë disa probleme themelore rëndojnë, korrupsioni, emigracioni i gjeneratave të reja. Çfarë do tu thuash shqiptarëve për mandatin e katërt. Kështu jemi mirë e vazhdojmë kështu. Apo do u thuash do bëjmë çfarë s’kemi bërë?

Edi Rama: Kështu jemi e vijojmë kështu, përpiqem të mos e them asnjëherë. Them po, ne mund të mos jemi më të mirët, por më mirë se ne nuk ka. Nëse ndihem I kënaqur nuk ka më motiv prandaj në këtë aspekt besoj e shpresoj nuk jam në rrezik.

Është e vërtetë që kemi probleme, pasi do ishte e kotë t’i mohonim por ne i kemi dhënë këtij vendi një mundësi që nuk e ka pasur më parë. Një drejtësi që vepron e pavarur nga pushteti politik. Kemi pasur ministra të pushkatuar edhe më përpara por ka qenë me vullnet politik dhe drejtësia ka qenë pushka për t’i vrarë. Kemi një moment shumë të rëndësishëm ndryshimi, sa është inkurajues dhe fragjil dhe garantimi i paprekshmërisë së procesit është i domosdoshëm. Nga ana tjetër lufta me korrupsionin nuk është thjesht lufta e drejtësisë, por një luftë për të pasur në të gjithë frontin e institucioneve një solidaritet dhe kapacitet që ia kushton hapësirat për ta luftuar….
Në këtë aspekt kemi bërë shumë gjëra pozitive. Duhet të ngremë shumë  më tepër stekën e luftës kundër korrupsionit në të gjithë frontin, jo thjesht tek drejtësia. Ky është momenti, njëri nga dy momente,  që ma bën më tundues se çdo gjë tjetër pozicionin në raport me mandatin e katërt. Se në kushte të tjera nëse do të kisha bindjen e plotësimit të mozaikut që kemi nisur me imazhin e Shqipërisë, turizmin e ngritjen e nivelit të turizmit, mbase nuk do të kisha më tundim.

Top Channel