Milan dhe Igli Tare, në punë për një mesfushë ëndrrash dhe jo vetëm…
Siç raportohet nga Catalunya Ràdio, Bernardo Silva praktikisht ka vendosur të largohet nga Manchester City këtë verë dhe si opsion kryesor ka kalimi te Barça.
Portugezi, i cili do të mbushë 30 vjeç këtë verë, nënshkroi në rinovimin e tij të fundit me Manchester City-n një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh, që mund të jetë e përballueshme për “Blaugranat”.
Bernardo Silva, me familje në Barcelonë, ka si prioritet ekipin e Barçës dhe La Ligan. Por Barça ka konkurrencë, sidomos nga Paris Saint Germain.
Në programin Tot Costa në Catalunya Rádio, gazetari Oriol Doménech siguroi se klubi francez u përpoq ta blinte kartonin e portugezit sezonin e kaluar dhe do të kthehet në garë për të edhe këtë verë.
Çelësi mund të jetë në duart e Jorge Mendes, agjent i futbollistit dhe me një marrëdhënie të shkëlqyer me Decon dhe Joan Laporta./SuperSport
Top Channel