Arifi shkarkohet nga posti i Kryetarit të Preshevës, Beogradi vendos një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja

20/04/2024 20:26

Shqiprim Arifi është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Preshevës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, duke theksuar se këtë e ka bërë siç e ka quajtur ai, “pushteti autoritar i Beogradit”. Arifi ka thënë se ky regjim tashmë ka instaluar një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme.

“Dje në mesnatë, pushteti autoritar i Beogradit, në mënyrë arbitrare dhe duke mos ndjekur asnjë procedurë ligjore, si dhe pa asnjë njoftim zyrtar, regjimi serb dhe antishqiptar duke vazhduar traditën e Millosheviqit të viteve të 90ta, në mënyrë të dhunshme më SHKARKUAN nga posti i Kryetarit të Komunës së Preshevës. Njëkohësisht, ky regjim antishqiptar dhunshëm instaloi një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Arifi.

Top Channel