Protesta e dhunshme e opozitës para Bashkisë së Tiranë/ Ambasada Britanike: Dënojmë aktet e frikësimit, përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci

19/04/2024 14:44

Pas Ambasadës Amerikane dhe delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, edhe ambasada britanike ka dënuar protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës këtë të premte.

“Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Ambasada Britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit”, shkruan ambasada britanike.

Kujtojmë se qytetarë dhe zyrtarë të opozitës protestuan sërish para bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të ish-zyrtarëve bashkiakë.

Protestuesit hodhën bomba molotov para godinës së Bashkisë së Tiranës, bojë, pampersa dhe mollë.

Dhjetëra forca policie rrethuan godinën për të siguruar rendin para bashkisë, ndërsa qytetarët bashkë me këshilltarët bashkiakë të opozitës shpartalluan kordonin metalik për të tentuar të hynin në godinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA