“Plazhet më të bukura të Europës”/ Nga Porto Palermo në Dhërmi, “Le Figaro” artikull kushtuar rivierës shqiptare: Si piktura të Van Gogh

19/04/2024 10:52

E përditshmja faranceze “Le Figaro” i ka kushtuar një artikull rivierës shqiptare, si shtëpia e disa prej plazheve më të bukura në Europë.

“Me 300 ditët e saj me diell në vit, ujërat në detin Jon dhe ishujt e saj shkëmborë, Riviera Shqiptare është shtëpia e disa prej plazheve më të bukura në Evropë, shkruan Thibault Petit në të përditshmen franceze “Le Figaro”.

Teka e konsideron një pikturë të Van Ghog, shkrimi shpjegon më tej se vendet turistike nuk janë Greqia ose Italia, por Shqipëria.

Artikulli ka përmendur disa nga bregdetet me ujin e kristaltë, shkëmbinj dhe kodra të gjelbëruara. Ndër të tjera nuk lihen pas kështjellat antike, kanionet dhe plazhe të izoluara.

Për plazhin e Porto Palermos e përditshmja franceze shkruan se ka pamjen e një ishulli thesari, i rrethuar me ujëra të pastra kristal, me shkëmbinj, kodra, mes blusë dhe smeraldit të detin Jon.

Plazhin e Ksamilit e konsiderojnë një atmosferë greke, ku uji blu e bën resortin bregdetar më të bukur. Ndër të tjera Ksamilit është kthyer në një vend trend për turizmin.

Pas një kanioni 800 metra të gjatë qëndron i fshehur Plazhi i Gjipesë, për të cilën artikulli e shkruan se të jep ndjesinë sikur jeni në fund të botës.

Ky vend është një nga plazhet më magjepsëse në Rivierën Shqiptare, me një sipërfaqe prej 400 metrash me guralecë dhe limane të vegjël të rrethuar nga shkëmbinj të lartë 50 metra. Në jug të vendit ndodhet Himara, ku uji është më i pastër, e përshkon murin shkëmbor dhe shpellat mbushen me shkumë kristalore, që ofron një spektakël.

Pjesë e rivierës shqiptare është edhe Gjiri i Gamës, që po ashtu ka marrë vëmendjen, për misterin natyrorë që fsheh. Pak më në veri, ndodhet Plazhi i Drimadhës me rërë të imët, pyje pishe, limane të izoluar dhe gjire të fshehur.

Më tej shkrimi vijon me Plazhin e Llamanit dhe të Dhërmiut, që kanë tërhequr për pushime shumë vizitorë, kuriozë për vendet në jugun e Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA