“Përplasja” brenda familjes, duket se ka shkuar edhe brenda Komitetit Drejtues të PL gjatë mbledhjes së sotme.
Pasi mori fjalën, Monika Kryemadhi ia ka thënë në sy Ilir Metës, teksa tha se nuk është në grupin e atyre që nuk thonë dot mendimin ndryshe.
Me ironi ajo i tha se nëse po kërkohet tradhtari, në PL tradhtari është ajo.
“Unë di që parti politike është bashkim vullnetar dhe jo përjashtim, nëse ndonjëri nga ju më gjen një fjalë për nepotizëm unë tërhiqem, por nëse nuk ekziston, do t’u sugjeroja personave që e kanë hartuar, të ma argumentojnë. Nepotizmi ka të bëjë me qeverisjen dhe jo parti politike. Çështja e nepotizmit është metodologji për të larguar njerëz që kanë kontribute. Meritokracia ka rëndësi më shumë se servilizmi në një parti politike, servilizmi dhe të qenurit dakord nuk krijon hapësira për njerëz të ri. Tradhtarët në krye të PL që ndër ta jam unë, u ka mbyllur derën pjesës më të madhe tuajën, djem e vajza të reja.
Ajo që dua të theksoj, mendoj se prioritetet e PL nuk janë përjashtimet por hapja e partisë, përfshirja e të gjithëve edhe për të mësuar nga gabimet e Kryemadhit. S’ka nevojë për prerje kokash, se s’ka ca kokash të presim, ka nevojë për hapje”, tha ajo.
Më tej tha se të gjithëve po u vjen keq për “degradimin e liderit dita-ditës”.
Top Channel