Menaxhimi i riskut të fatkeqësive natyrore ka bërë së bashku një grup ekspertësh të kryesuar nga kreu i emergjencave civile Haki Cako, ekspertë të mjedisit si edhe përfaqësues vendorë të Qarkut Fier.
Ata kanë vizituar se bashku zonën e Pishporos të prekur masivisht nga zjarret e vitit të kaluar. Mësimet e nxjerra nga përvoja e vitit të kaluar sipas kreut të Emergjencave duhet të shërbejnë për menaxhimin efikas të këtyre problemeve. Sipas tij është miratuar ndihma prej 30 milionë euro nga Qeveria italiane për modernizimin e shërbimit zjarrfikës dhe jo vetëm.
Ndërkohë sipas Cakos së shpejti nis edhe projekti i monitorimit i mbështetur nga qeveria japoneze.
Si pjesë e masave për parandalimin e emergjencave që vijnë nga zjarret këtë vit në zonat me risk të lartë do të vendosen stacione provizore me staf, ndërsa do shtohen edhe hidrantë për furnizimin me ujë të mjeteve zjarrfikëse.
Gjatë inspektimit është parë edhe zona e dëmtuar e mbjelle me fidanët e rinj për rigjenerimin e saj.
Top Channel