“Kaq ishte e gjitha, Ervin”, rikthehet normaliteti në komisionin hetimor të TIMS. Gogu: Vullnet për të hetuar, kursejmë retorikën politike

19/04/2024 11:08

Komisioni Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS është rimbledhur këtë të premte.

Nënkryetari Toni Gogu deklaroi gjatë fjalës së tij se rikonfirmoi qëndrimin e mazhorancës për të kryer një hetim të plotë konform ligjit e larg retorikës politike.

“Për të treguar vullnetin tonë të palëkundur për të hetuar, kursyem retorikat politike dhe gjithë kohën e vumë në dispozicion të veprimeve proceduriale. Kaq ishte e gjitha, Ervin”, deklaroi Gogu.

Anëtarët e komisionit ranë dakord të miratojnë kërkesat e ekspertëve për të mbledhur informacion në mënyrë që më pas të vijohet me planin hetimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA