Godina parkimi me 400 vende në Durrës, pritet të përfundojë brenda vitit! Rama inspekton punimet

19/04/2024 12:43

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, vizituan këtë të premte kantierin e godinës së re të parkimit publik me energji të vetëprodhuar nga dielli.

“Do të ketë sistem kamerash që do të identifikojë targat. Do të jenë të gjitha sipas standardeve. Rruga nuk do të ndryshojë shumë, do të zgjerohet. Do të shtohet korsia e biçikletave”, u shpreh Sako, teksa prezantoi ecurinë e punimeve në kantier.

Godina e parkimit pritet të përfundojë brenda këtij viti dhe do të ketë rreth 400 vende parkimi. Ppo ashtu, është e projektuar edhe për zyra dhe aktivitete në ndryshme social-kulturore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA