EMRAT/ Fshehën 5.7 milionë euro, dënohen me 9 vite burg tetë shtetas Italianë, mashtruan përmes call center-ave, masa për 15 subjekte

19/04/2024 10:01

Tetë italianë që njiheshin si biznesmenë në Shqipëri dyshohet se nuk deklaruan të ardhurat nga aktiviteti i call centerave me një vlerë 5.7 milionë euro.

Messina, Davide Armanno, Davide Osman, Guzepe Tortorici, Luca Falsone, Matia Falsone , Maurizio Xhakalione, dhe Ana Stoica u deklaruan fajtorë nga gjykata e Tiranës . Të tetë u dënuan në total me nëntë vite burgim , ndërsa më herët gjatë seancës ishte deklaruar gjykimi I tyre në mungesë sepse rezultoi u larguan nga Shqipëria menjëherë sapo nisën kërkimet për ta nga hetimi tatimor.

Bazuar në hetimin e prokurorit Bledar Valikaj, gjykata shpalli fajtore edhe 15 kompanitë që italianët I administronin duke urdhëruar mbylljen e tyre si persona juridike.

Shoqëritë u hapën midis viteve 2018 deri në 2021 dhe të gjitha i kishin zyrat në kryeqytet. Ata pastruan para dhe fshehën të ardhurat.

Në këtë skemë thotë prokuroria janë identifikuar edhe dy shtetas shqiptarë Mendim Domi dhe Jusel Mici , të cilët hapën shoqëri dhe njërën prej tyre ja shitën italianit Xhakalione.

Për këta shtetas hetimi u veçua dhe po kryhet nga SPAK dyshon se ata mashtruan dhjetëra shtetas europianë duke ju zhvatur të ardhurat.

Dosja më e fortë e call centerave është ajo e hetuar nga SPAK, dhe Eurojust   që zbuloi një grup kriminal me shtrirje në Shqipëri, Gjeorgji Ukrainë dhe Maqedoni  dhe që nën drejtimin e Milton Grup hapën platforma tregtare mashtruese duke future në grackë një numër të pallogaritshëm europianësh.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë përfundoi hetimet për një grup shtetasish shqiptarë dhe italianë të akuzuar për veprën penale të “Mashtrimit kompjuterik” dhe “Fshehjes së të ardhurave” parashikuar nga nenet 143/b dhe 180 të K.Penal. Në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.3230 të vitit 2022, u kërkua nga Prokuroria dhe u dënuan nga gjykata, tetë shtetas italianë dhe 15 shoqëri të cilat nuk deklaruan një shumë të ardhurash prej 5.799,010 euro.

Nga hetimi i prokurorisë rezultoi se në llogaritë bankare të 15 subjekteve me fushë operimi ‘Call Center’, u transferuan vlera të konsiderueshme monetare të cilat më pas janë tërhequr Cash duke iu fshehur destinacioni përfundimtar.

Nga analizimi i veprimeve hetimore, rezultoi se administratoret e subjekteve ‘Call Center’ shqiptare dhe të huaj, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kanë qarkulluar vlera monetare të cilat nuk janë raportuar si e ardhur në organet tatmore, duke shmangur kështu dhe përllogaritjen dhe pagimin e detyrimeve tatimore.

Për këtë arsye, nga hetimet në bashkëpunim me Sektorin e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, u grumbulluan prova dhe bazuar në nenin 331 të K.pr.penale dhe në ligjin nr.9754 viti 2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridike” çështja u dërgua për gjykim për veprat penale e “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal ndaj të pandehurve:
Në përfundim të gjykimit në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me datë 17.04.2024 nga ana e Prokurorise u kërkua dhe u pranua:

Deklarimi fajtor dhe dënimi i të pandehurve:
Benedetto Messina banues në Itali me masë sigurie “arrest në burg” në mungesë për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal. Dënuar me 9 vite burg;

Davide Armanno banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal, dënuar me 9 vite burg;

Davide Osman, banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal dënuar me 9 vjet burg;

Giuseppe Tortorici, banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal dënuar me 9 vjet burg;

Luca Falsone, banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal dënuar me 9 vjet burg;

Mattia Falsone, banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal dënuar me 9 vjet burg;

Maurizio Giacalone, banues në Itali për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose te veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 i K.penal dënuar me 9 vjet burg;

Ana Aurelia Stoica, për kryerjen e veprës penale të “Fshehjes së të ardhurave” të parashikuar nga neni 180/1 i K.penal. Dënuar me 3 vjet burg.

Dhe subjektet Juridike

VIBEMEDIA shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

FS EUROPEAN BROKER shpk për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

IMPORT DATA shpk për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

SOCIAL MEDIA PARTNERS MG shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

BUSINESS BROKER UNLIMITED shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

FINANCIAL CAPTION INTERNATIONAL shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

SMARTCALL ITALIA shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

STARHUB ALBANIA shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

BALKAN MARKETING SERVICE shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

ITALIA NETWORK MARKETING shpk, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

BOOM BOOM NETËORK, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

MARKETING UNLIMITED, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

ALBANIA APP DEVELOPMENT, për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga nenet 180/3 dhe 287/2 të K.penal, dënuar me mbarimin e personit juridik;

“LAURENZI GROUP” Dsh për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” të parashikuar nga neni 180/1 i K.penal. Dënuar me mbarimin e personit juridik; dhe

“COMMERCIAL PHANTOM” Shpk për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” të parashikuar nga neni 180/1 i K.penal. Dënuar me mbarimin e personit juridik

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA