Fiks Fare/ Grafia në Spitalin e Lushnjës jashtë funksionit prej 8 muajsh. Pacientët detyrohen t’i drejtohen privatit

19/04/2024 20:40

Pacientët e Spitalit Rajonal Lushnje duhet të enden për shkak të prishjes së grafisë. Pajisja e grafisë prej 8 muajsh  është jashtë funksionit duke bërë që banorët e Lushnjes shërbimin ta kryejnë në privat kundrejt pagesës.

Grafia është për çdo ekzaminin ndaj domosdoshmëria e saj për pacientët ka shumë interes. Sipas radiologut kjo pajisje  e vetme e Spiatlit Lushnje kur ishte në punë bëheshin mesatarisht 30 të tilla në ditë. Me një llogari të thjeshte 8 muaj jashtë funksionit i bie që rreth 7 mijë pacientë këtë shërbim  nuk e kanë marrë në spital por diku tjetër . Në këtë spital punon aktualisht vetëm skaneri por jo grafia, e cila ishte blerë dhe vendosur në spitalin e Lushnjës  para 10 vitesh.

Radiologu shpjegon se pacientët e shtruar nuk mund ta kenë këtë shërbim kështu që për ta patur shërbim falas duhet të dalin nga spitali e  të shkojnë në Poliklinikën e Lushnjes e cila është në një largësi të konsiderueshme . Gazetarët e Fiksit e bënë në këmbë me hap të shpejt për më shumë se 10 minuta ecje, për një të sëmurë të një moshe më të madhe do duhej dyfishi.

Madje këtë e pohon edhe një paciente që Fiksi e takoi jashtë spitalit e cila sapo kishte bërë grafinë në privat kundrejt shumës prej 1500 lekësh. ” Unë jam e vjetër nuk shkoj dot atje ta bëj e të vij prapë në spital. Nuk kam fuqi” pohon ajo.

Të njëjtën gjë pranon dhe radiologu që është një sorollatje për pacientët, por që pjesa elektronike që i është prishur grafisë qenka e shtrenjtë dhe kjo ka bërë që prej 8 muajsh të mos funksionojë. Madje pacientët kanë hedhur dhe idenë se pajisja është prishur nga vetë stafi thotë radiologu, pasi mendojnë që këta të fundit bashkëpunojnë dhe favorizojnë privatin.

Fiksi foli dhe me drejtorin e Spitalit Rajonal Lushnje, Dorjan Biti, i cili nuk kishte 5 ditë që kishte marrë detyrën e re. Ai pranoi shqetësimin e pacientëve , por për shkak se sapo kishte filluar punën nuk dinte më shumë informacion se çfarë kishin bërë apo kërkuar paraardhësit e tij .  Ai pohoi se pasi Fiksi kishte shkuar disa kohë më parë dhe kishte parë gjendjen e pacientëve dhe shqetësimin e tyre,  dje u kishin shkuar një grup inspektorësh nga Tirana . Ata kanë parë pajisjen e grafisë dhe  kanë thënë se shumë shpejt grafia në këtë spital do të vihet në punë.

Vënia në punë e grafisë në Spitalin Rajonal Lushnje do të zgjidhje problemin e shumë pacientëve të cilët janë të shtruar dhe u duhet kjo pajisje për ekzaminimet e tyre. Sorollatjet e pacientëve të shtruar që të dalin nga spitali të shkojnë të bëjnë grafinë në Poliklinikën e Lushnjes e më pas të rishtrohen sërish në spital, me rregullimin e grafisë do të merrnin fund.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA