Pep Guardiola zbuloi se Cole Palmer tashmë donte të largohej nga Manchester City dy sezone më parë, pavarësisht përpjekjeve të tij për të mbajtur anglezin. Dëshira iu plotësua në merkaton e verës së kaluar.
“Ai është një lojtar i madh, ne e dinim këtë kur ishte këtu. E thashë disa herë, por nuk i dhashë minutat që ndoshta meritonte dhe tani ai ka të Chelsea. Ai është një djalë i turpshëm, por me shumë potencial. Ai po luan shumë mirë, por ka kërkuar të largohet dy sezone më parë. Unë thashë ‘jo, rri’ por ai këmbënguli, tha se donte të largohej. E pyeta se çfarë mund të bënim, i thashë që Mahrez do të largohej, por ai donte të largohej prej dy sezonesh”, shpjegoi spanjolli në një konferencë për shtypin para duelit me Chelsea-n, për gjysmëfinalet e FA Cup.
Lojtari 21-vjeçar aktualisht është në krye të listës së golashënuesve më të mirë të Premier League-s, me të njëjtin numër golash me Erling Haaland (20), por me katër asistime më shumë.
Trajneri spanjoll foli edhe për eliminimin e tyre nga Champions League kundër Real Madridit:
“Nuk kemi zgjidhje tjetër, nuk duam të na vijë keq për veten tonë. Ne luajtëm më të mirë, por nuk arritëm të fitonim. Nuk kemi kohë për të reflektuar, do ta bëjmë në verë.”
“Sulmuesi norvegjez dhe Kevin De Bruyne u desh të zëvendësoheshin gjatë ndeshjes dhe Guardiola e arsyetoi këtë vendim, duke shtuar dyshimet për praninë e tij në njëmbëdhjetëshen startuese për ndeshjen e radhës:
“Ishte një ndeshje e vështirë, 120 minuta aksion. Intensitet i lartë në të dyja anët. Erling ndjeu diçka, një problem muskulor, që do të thoshte se ai nuk mund të vazhdonte. Kevin ishte i rraskapitur, pasi ishte i dëmtuar për pesë muaj, kjo është normale. Ata janë qenie njerëzore, nuk janë makineri dhe nganjëherë shfaqet lodhja.”/ Supersport
Top Channel