Zeki Çelik doli me karton të kuq në minutën e 31’ të ndeshjes kundër Milan-it, duke lënë Roma-n me dhjetë lojtarë në një moment vendimtar për kalimin në gjysmëfinale të Europa League.
Kjo i shtyu shokët e tij të luanin edhe më fort ose të paktën kështu deklaroi Stephan El Shaarawy në një prononcim të bërë për fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 ndaj “kuqezinjve” dhe sigurimit të raundit tjetër.
“Për të mposhtur një ekip të fortë si Milan-i, na duhej të luanim dy ndeshje pothuajse perfekte. Ne ia dolëm. Shkuam në Milano, të vetëdijshëm për të qenë në gjendje të luanim siç duhej dhe ne e bëmë të njëjtën gjë edhe në “Olimpico”. Unë bëra atë që më kërkoi Daniele dhe e bëra me përkushtim të madh. Fitorja u takon të gjithëve, për tifozët që krijuan një atmosferë magjike sonte edhe për Zeki-un që gaboi dhe u penalizua. Ne luftuam për të”-u shpreh El Shaarawy.
Në gjysmëfinalet e Europa League Roma do të përballet me Bayer Leverkusen, me këta të fundit që eliminuan në çerekfinale West Ham-in, ndaj të cilëve fituan me rezultatin e përgjithshëm 3-1./ Supersport
Top Channel