Anëtarësimi i Palestinës në OKB/ SHBA vendos veton në Këshillin e Sigurimit

19/04/2024 09:20

Shtetet e Bashkuara bllokuan të enjten një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për anëtarësimin e  Palestinës në OKB.

Dymbëdhjetë anëtarë të Këshillit të Sigurimit votuan pro rezolutës, ndërsa dy vende – Britania e Madhe dhe Zvicra – abstenuan. SHBA vuri veton ndaj saj.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, kritikoi ashpër veton e SHBA-së, duke thënë në një deklaratë se ajo ishte “e padrejtë, e pamoralshme dhe e pajustifikuar dhe sfidon vullnetin e komunitetit ndërkombëtar, i cili mbështet fuqimisht shtetin e Palestinës që të marrë anëtarësimin e plotë në Kombet e Bashkuara.”

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, vlerësoi SHBA-në për veton ndaj atij që ai e quajti një “propozim të turpshëm”.

“Propozimi për të njohur një shtet palestinez, më shumë se 6 muaj pas masakrës më të madhe të hebrenjve që nga Holokausti dhe pas krimeve seksuale dhe mizorive të tjera të kryera nga terroristët e Hamasit ishte një shpërblim për terrorizmin”, shkroi Katz në X, pas vetos së SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA