Akuzohet se përdhunoi një 31-vjeçar me probleme të shëndetit mendor, avokati i tij: Nga pamjet rezulton se ishte 20m larg vendit të ngjarjes…

19/04/2024 12:07

Pas caktimit të masës “arrest në shtëpi” nga Gjykata e Elbasanit për një nga autorët, të dyshuar se kanë përdhunuar një 31-vjeçar me probleme të shëndetit mendor ka reaguar avokati i tij.

Avokati i të akuzuarit Rexhep Balla, Elis Kovaçi, tha se në seancë janë shqyrtuar pamjet filmike nga vendi i punës, ku sipas tij rezulton që R. Balla nuk ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes.

“Nga ana e organit të akuzës ishin bërë disa veprime që ne i kërkuam. Verifikimet e kamereve në vendin e punës ku punonte Rexhep Balla, që është i mbrojtur prej meje, dhe nuk kishte lidhje fare, ishte 20 e ca km larg vendit të ngjarjes. Do kryhen hetime të tjera dhe prokurori kërkoi arrest shtëpie. Ne kërkuam normalisht një masë më të butë që të jemi në dispozicion të tij. Në këtë kushte Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorit, caktoi arrest shtëpie”, tha avokati.

Gjykata e Elbasanit ka caktuar arrest me burg pa afat për B. Jolla, pasi ka pranuar pjesërisht ngjarjen. Ai para oficereve të policisë ka deklaruar se e kanë zhveshur 31 vjeçarin.

Denoncimi për përdhunimin e 31 vjeçarit u bë nga e ëma e tij e cila posedon një bar kafe pranë subjektit që dy të akuzuarit punonin si roje. Herë herë djali shkonte në vendin e rojës dhe dërgonte kafenë, aty ku mendohet se ka ndodhur edhe akti.

Mjekësia ligjore konfirmon abuzimin seksual ndaj 31 vjeçarit me probleme të shëndetit mendor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA