Kremlini ka deklaruar se ndihma e SHBA për Ukrainën do e detyrojë Kievin të luftojë deri kur të kenë mbetur ukrainasit e fundit.
Sipas zëdhënësit Dmitry Peskov, SHBA-të duke ofruar armë për Kievin, sigurojnë fitime për kompleksin e tyre ushtarako-industrial.
“Mbështetja” e ofruar nga Shtetet e Bashkuara për Ukrainën e detyron Kievin të luftojë “deri në ukrainasin e fundit duke siguruar fitime për amerikanët dhe kompleksin e tyre ushtarako-industrial”– tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke shtuar se, në çdo rast, ndihma amerikane “nuk është në gjendje të ndikojë në rezultatin e situatës në front”.
Ndërkohë Rusia ka sulmuar sërish qendrën stërvitore të termocentralit Zaporizhzhia duke bërë që një dron të rrëzohet pranë një ndërtese por pa shkaktuar dëme në njerëz.
Top Channel