Ruleta e penalltive nderon Realin, Ancelotti hakmerret ndaj Guardiolës

18/04/2024 07:23

Reali i Madridit triumfon 4-3 në ruletën e penalltive përballë Manchester City-t dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Championsit, ku e pret Bayerni i Mynihut.

Lojën e nervave për më shumë se 120 minuta lojë e fituan “Los Blancos” të cilët shënuan të parët me Rodrygon dhe ditën të rezistonin edhe pas golit të barazimit të City-t të shënuar nga De Bruyne.

Në lotarinë e 11-metërshave gaboi fillimisht një legjendë si Modric, por City nuk e shfrytëzoi epërsinë psikologjike pas serisë së parë, pasi dështuan njëri pas tjetrin dy lojtarë me shumë përvojë si Bernardo Silva dhe Kovacic.

Në fund festa për rekordmenët e Championsit, që në gjysmëfinale do të përballen me një tjetër emër të madh (Bayernin e Mynihut). /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA