PD kallëzon në SPAK kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolla për “shpërdorim detyre”.

Kryetari i PD, Lulzim Basha e paralajmëroi disa ditë më parë që do të depozitonte kallëzim penal në SPAK ndaj kryetares së Kuvendit, Nikolla me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Kallëzimi bëhet pas revokimit të vendimit të Bashës nga ana e Bardhit, që rikthehu në grupin e PD-së deputetët e përjashtuar.

“Ka cënuar në mënyrë të vazhdueshme funksionimin e grupit parlamentar të PD duke mos zbatuar vendimet për kryetarin dhe kryesinë e grupit, suke shkarkuar dhe zgjidhur marrëdhëniet e punë ndërmjet grupit dhe këshilltarëve të tij, duke pezulluar në periudhën tetot-mars të gjithë veprimtarinë administrative dhe parlamentare të grupit, duke njohur si kryetar grupi deputetët të cilët me vendim të organeve drejtuese të partisë nuk janë pjesë e saj. Zbatimi i kërkesave apo njoftimeve të deputetëve të caktuar, të cilët nuk janë pjesë e PD dhe e grupit të saj parlamentar, duke deformuar vullnetin politik të PD, përbëjnë sjellje me dashje”, theksohet në kallëzimin e PD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA