Nxori nga loja dy lojtarët më të mirë në momentin e penalltive, Guardiola sqaron “vendimin e pakuptimtë”

18/04/2024 18:42

Mbrëmjen e djeshme Real Madrid arriti të kualifikohej në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke mposhtur me penallti Manchester City-n.

Luka Modriç humbi penalltinë por më pas “galaktikët” u treguan të saktë në të gjitha gjuajtjet e tjera ndërsa Bernardo Silva dhe Mateo Kovaçiç dështuan për vendasit.

Por shumë fansa kanë ngritur pikëpyetjen përse Pep Guardiola në momentin që do ekzekutoheshin penalltitë, nxori nga loja dy shënuesit më të mirë, Erling Haaland dhe Kevin De Bruyne.

Në konferencën për media, Pep Guardiola ai ka komentuar pikërisht këta dy lojtarë të cilët u larguan më herët nga loja.

“Ata vetë më kërkuan t’i largoja nga fusha, sepse mendonin se nuk mund të vazhdonin”, deklaroi Guardiola.

Haaland u zëvendësua nga Alvares ndërsa De Bruyne u zëvendësua nga Mateo Kovaçiç i cili edhe humbi penalltinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA