Ndihmoi emigrantët e paligjshëm të kalonin kufirin, arrestohet 24-vjeçari i dënuar nga Gjykata e Korçës
18/04/2024 15:35
Një 24-vjeçar, i dënuar për dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve emigrantëve të paligjshëm, është arrestuar në Korçë.
Fation Fufi, banues në Laç, u arrestua nga Policia Kufitare Rinas në hyrje të Republikës së Shqipërisë.
Gjykata e Apelit Korçë ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të datës 1 shkurt 2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet, 10 muaj e 11 ditë burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Në vitin 2020, ky shtetas në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë transportuar me automjete, kundrejt fitimit, 15 emigrantë nga Vendet e Treta.
Top Channel