Mosfutja në rendin e ditës të mocionit me debat për “Xibrakën”, Bardhi: Po grisni Kushtetutën! Çuçi: Është një çështje e ezauruar nga organet e drejtësisë

18/04/2024 10:54

Seanca plenare e kësaj të enjteje ka nisur me debat pas rrëzimit të kërkesës me mocion të opozitës për çështjen “Xibraka”.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, sqaroi në seancën e sotme qëndrimin e mazhorancës lidhur me kërkesën e opozitës për mocion me debat. Çuçi tha se këto çështje tashmë janë ezauruar nga gjykatat dhe debatet parlamentare, përfshi këtu edhe komisionet hetimore.

Bardhi: Në avokatinë që keni marrë përsipër keni vendosur të grisni Kushtetutën t’i hiqni çdo mundësi kontrolli dhe debati, morët një urdhër politk për ta bllokuar, kur e bllkokon keni detyrimin të jepni shpjegimet pse e bllokoni, ne kemi detyrimin të informojmë pse duhet të zhvillohet mocioni në debat, na jepni shjegimet pse nuk e keni sjellë në seancë plenare dhe na jepni mundësinë në 10 minuta pse nuk lejoni zhvillimin e debatit.

Felaj: Vebndimmarja në Konferencën e Kryetarëve ka qenë publike. Është Konferenca e Kryetarëve, nuk ka pasur dakordësi.

“Në Konferencën e Kryetarëve ne nuk pranuam as rendin e ditës sespse kjo është një çështje e ezauruar nga organet e drejtësisë dhe në këtë parlament. Po të lexosh kërkesën e bërë nga grupi i PD aty duket qartë që të gjitha referencat lidhen duke filluar nga grupi i Habilajve, e cila është gjykuar nga drejtësia italiane e shqiptare dhe janë marrë vendime të formës së prerë, për të vijuar më pas me Xibrakën e cila është hetuar dhe gjykuar me vendim të formës së prerë. Për ne nuk ekziston një çështje e tillë për mocion me debat”, deklaroi Çuçi duke sjellë në vëmendje edhe Komisionin Hetimor të ngritur në parlament në vitin 2018.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA