Detaje të tjera kanë dalë në dritë për rrëmbimin e 3-vjeçarit nga gjyshërit e tij në Durrës.
Mendohet se shkak është bërë dëshira e nuses së djalit të tyre të ndjerë për t’u larguar jashtë Shqipërisë për një jetë më të mirë. Mesa duket dy gjyshërit nuk e pranuan këtë gjë pasi është amaneti i të birit, ata e kanë rrëmbyer nipin 3 vjeç. Këtë e thotë gazetarja e Top Channel Vali Qyrfyçi në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live”.
Erjona Rusi: Kishin patur ndonjë konflikt, ndonjë problem apo nëse nëna ka folur për një aludim që ajo do të shkonte jashtë vendit. Dyshohet që Ile Gjuni do largohej bashkë me djalin jashtë Shqipërisë dhe kjo ka sjellë këtë veprim të gjyshërve të pa justifikuar pa dyshim?
Vali Qyrfyçi: Është një bisedë që mesa duket është bërë për largimin e saj jashtë vendit ndërkohë që gjyshërit që në fillim, pas vdekjes së djalit kanë kërkuar që ta rrisin vetë nipin e tyre si amanet të të birit.
Erjona Rusi: Pra konflikti është i hershëm, sepse ata që kur ka ndërruar jetë djali i tyre, i kanë thënë na i jep ne djalin ta rrisim ne.
Top Channel