Një 49-vjeçar i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve është arrestuar në Durrës.
Eduart Stafhasani, ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 22.02.2024, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet, 5 muaj e 12 ditë
Forca e Posaçme Operacionale, si rezultat i kontrolleve në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, finalizoi operacionin e koduar “Local”.
Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Top Channel