Eliminimi nga Paris Saint-Germain në çerekfinalen e Champions League duket se ka prishur ekuilibrin në skuadrën katalanase.
Ronald Araujo përfundoi nën akuzën e shokëve të skuadrës Gundogan dhe Ter Stegen, pasi gaboi në pjesën e parë duke u ndëshkuar me karton dhe lënë ekipin në inferioritet numerik.
Së fundmi, mbrojtësi u shpreh se është më mirë të mos flasë dhe të shprehet mbi atë që mendon për Gundogan për të respektuar vlerat që mbart.
“Preferoj që ta mbaj për vete atë që mendoj mbi deklaratat e Gundogan. Ka disa kode dhe vlera që duhen respektuar. Ashtu si të gjithë tifozët ndjehem i zhgënjyer për eleminimin, ajo ndërhyrje e imja ishte 50 me 50, por arbitri vendosi të më përjashtonte.
El Clasico ndaj Realit? Duhet të ruajmë qetësinë, e dimë se kemi shansin për të rihapur garën në kampionat. Është i vetmi kompeticion që na mbetet dhe do të japim maksimumin”, u shpreh Araujo./SuperSport
Top Channel