Bulqizë/ Reshje dëbore në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit! Mund të dëmtojë fruti-kulturën

18/04/2024 08:25

Reshjet e dendura të shiut prej dy ditësh gjatë natës janë shoqëruar edhe me ulje të temperaturave dhe reshje dëborë në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit.

Tashmë që jemi në pranverë kjo rënie e menjëhershme e temperaturave mund të rrezikojë në fruti kulturë dhe tek të mbjellat. Ndërkohë reshje ka patur deri në afërsi të minierave të Zonës D, Martanesh si dhe në Tërnovë!

Në fshatin Terenovë të njësisë administrative Zerqan të Bashkisë Bulqizë dhe të minierave, reshjet e dëborës kanë arritur deri në 15 centimetër.

Top Channel