“Beleri, një kukull që di vetëm 100 fjalë”, Ngjela: Fyerje historike për Greqinë që mbron një injorant pa shkollë, e duan për…

18/04/2024 15:51

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në “Breaking” të “Top News”, foli në lidhje me situatën e Fredi Belerit me Greqinë, pasi u shpall kandidat zyrtar i partisë “Demokracia e Re”, i caktuar nga kryeministri grek, Mitsotakis.

I pyetur se përse kryeministri e ka bërë këtë zgjedhje, avokati tha se e gjithë çështja është se Greqia do të marrë Himarën, por nuk ka asnjë shans, sipas tij.

“Intelekt i ulët politik, i është kthyer në mani çështja e Himarës. Ku përfituan? I ndihmoi Saliu, iu dha një status minoritar, ata janë lebër. Himara është e Labërisë. Ka një lagje në Himarë që flasin ‘shatra patra’, janë ata që kanë bërë tregti me Korfuzin, gjysmë shqip, gjysmë greqisht. Ata i kanë quajtur minoritar dhe morën pensione. Greqia e ka pas ëndërr atë zonë, Himarën e ka quajtur domosdoshmëri, nuk e merr dot”, tha Ngjela.

Lidhur me deklaratat që thuhet se vijnë nga shtabi i Fredi Belerit, që ky e fundit e dinte që do të arrestohej dhe se e ka bërë me qëllim që të faktorizohej dhe për të arrestohet, avokati i quajti injorantë dhe hajvanë.

“Këta nuk janë pasardhës të grekët e të vjetër. Ata Kalin e Trojës kanë, si më të madhin. Këta kanë ardhur nga Anadolli, janë racë e zezë shumica. Këta janë kot, s’kanë lidhje me Greqinë. Kali i Trojës ishte dredhia më e madhe e tyre, këta janë hajvanë, injorantë. i njoh unë”, u shpreh ai.

Avokati e quajti Belerin gjithashtu një kukull që po po përdoret. “Nuk e bëjnë dot. Çfarë është Beleri, një kukull që di të flasë vetëm 100 fjalë. Çfarë do bëjë Beleri… Ka mundësi të ketë karizëm ai në Shqipëri. Lodhen kot, por e duan domosdoshmërisht. Mua më kanë thënë këto të minoritetit, që nuk pyesin për ne. Gjithë mendjen e kanë te Himara. Mendjengushtësi, çfarë do i bëjnë Himarës ata?”.

Sipas avokatit, “është fyerje historike për Greqinë që merren me Belerin. Si mund të merret një kryeministër e një shteti me një injorant si Beleri, pa shkollë pa gjë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA