“Babai juaj i gjithë drejtimeve Edi Rama, zëdhënës i oligarkëve“, Bardhi-Spiropalit: Ngelët çdo ditë në dyert e SPAK-ut, ora e drejtësisë do vijë edhe te ju

18/04/2024 10:52

Deputeti Gazment Bardhi iu përgjigj ministres Elisa Spiropali, e cila tha se opozita godet SPAK-un kur heton ata dhe bën të kundërtën kur heton mazhorancën, me Bardhin që i thotë se këtë e bëjnë vetë ata.

Bardhi: S’keni guxim ta përmendi emrin e Olsi Ramës, por e quajtët trafikant. Kjo çështje jo vetëm nuk është e hetuar dhe e gjykuar, por është një çështje e hapur nga 2016, që duhet të hetohet nga SPAK-u. Babai jot i gjithë drejtimeve, Edi Rama ka të njëjtin qëndrim që the ti, kur goditet opozita del e bërtet ‘fitore’, kur i cenohen oligarkët i drejtohet SPAK-ut që kush jeni ju që bllokoni port.

A ishte Edi Rama që kërkonte llogari pse kishte bllokuar këtë investim në një pronë të grabitur, duke u bërë zëdhënësi i oligarkëve.

Halli jonë jeni ju, nuk shëtisim çdo ditë siç shëtisni gjysma juaj. Hyn njëri këtej e del tjetri këtej. Çdo ditë ngelët në dyert e SPAK dhe dera e drejtësisë do të ngjitet një kat më lart, tek ministrat, te ish ministrat, te kryeministri. Asnjëri nga ata që përmende ti nuk ka delir madhështie.

Ka vetëm një hall dhe që duhet të mbaj përgjegjësi. E pam herën e shkuar se sa e doni drejtësinë, për interesa korruptive të një ish ministri, grisët dhe hodhët në kosh një nga vendimet e drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA