3-vjeçari i rrëmbyer nga gjyshërit ende i zhdukur, ndalohet gjyshi dhe një i afërm! Në kërkim gjyshja dhe vëllai i saj

18/04/2024 09:25

3-vjeçari i rrëmbyer nga gjyshërit e tij në Durrës vazhdon ende të jetë i zhdukur.

Ata e kanë marrë nga nëna e tyre në datën 13 prill dhe nuk ia kthyen më. Fëmija po mbahet në mënyrë të padrejtë nga gjyshërit e tij dhe për këtë arsye janë kryer kontrolle në disa banesa të të afërmve të gjyshes së 3-vjeçarit në Kukës dhe në Has, ku mendohej se mbahej i mituri.

Gjyshi 60-vjeçar banues në Durrës R. G dhe vëllai i gjyshes së djalit të mitur banues në Has A. S 49 vjeç janë ndaluar nga policia, ndërsa janë shpallur në kërkim gjyshja e 3-vjeçarit B.Gj 57 vjeç dhe vëllai tjetër i saj 43 vjeç F.S nga Hasi.

Top Channel