Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh/ Mbahet seanca e radhës ndaj 4 adoleshentëve! Prokuroria kërkoi 12 vite burg për autorin, 10 për bashkëpunëtorët

17/04/2024 10:41

Është mbajtur sot seanca e radhës ndaj adoleshentëve te Gramshit. Prokuroria dha pretencën për 4 të miturit, të përfshirë në ngjarjen ku mbeti i vrarë Fatjon Bici.

Prokurori kërkoi 12 vjet burg për Orgito Çarçiu, i dyshuar si autori i vrasjes. Gjithashtu prokurori kërkoi nga 10 dhe 8 vite burg për bashkëpunëtorët e tij.

Prokuroria ka kërkuar maksimumin e dënimit që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur. Por gjykata më herët ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët. Çka do të thotë se do të jetë gjykata që do të llogarisë me tej dënimet e tyre.

Ngjarja e rëndë u shënua vetëm pak metra larg shkollës ku katër adoleshentët i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë me thikë teksa hyri për ta mbrojtur.

Top Channel