Sirianët kurdë Jazidi celebrojnë Vitin e Ri Julian në verilindje të vendit (fotot)

17/04/2024 19:17

Sirianët Jazidi në verilindje të Sirisë mbanin sot veshje tradicionale, mbushnin shportat me vezë të ngjyrosura dhe kërcenin për të shënuar Vitin e Ri sipas kalendarit Lindor Julian ose Seleucid.

“Dy ditë para festës ne nisin të përgatisim vezët dhe ëmbëlsirat që më pas ua shpërndajmë fqinjëve”, thotë 18 vjeçarja vendase Jumana Nahroz.

28 vjeçarja kurde Nalin Rasho shton për rrjetin AFP se festa e Vitit të Ri simbolizon kohën e krijimi të universit.

“Ne celebrojmë këtë ditë kur sipas kalendarit lindor Julian, Zoti krijoi universin, prandaj e Quajmë E Mërkura e Parë”.

Celebrimet e sivjetshme u shënuan nga melodi flauti e daullesh, si dhe kërcimet tradicionale nga burra e gra me kostume shumëngjyrëshe.

Celebrimet vijnë teksa komuniteti mundohet të rikuperohet nga persekutime dhe zhvendosje të detyruara nga ISIS dhe faktorë të rajonit, duke nisur nga viti 2014. Rreth 5,000 jazidi llogaritet se kanë humbur jetën nga grupi ekstremist dhe qindra mijëra janë zhvendosur brenda Irakut.

Shumë prej tyre janë kthyer në tokat e vjetra në veri të Irakut megjithse ende aty shihen shenjat e shkatërrimit nga konflikti.

Familjet Jazidi në kohën e vitit të ri sakrifikojnë një qingj që e hanë me familjen dhe një pjesë të mirë ia shpërndarjnë të varfërve.

E reja Almas Sarhan, tha për rrjetin 964media, “Viti i ri Jazidi tregon për lidhjen tonë me tokën e të parëve. Këtu në Sinjar nuk ka probleme, zhurmat që flasin të kundërtën janë të rreme. Kjo zonë ka nevojë për përpjekjet e të gjithëve për të rikthyer jetën në formën më të mirë”.

FOTO GALERI
1/9
Celebrimet e sivjetshme u shënuan nga melodi flauti e daullesh, si dhe kërcimet tradicionale nga burra e gra me kostume shumëngjyrëshe.

Top Channel