Shqipëria vlerësohet me çmim për ofrimin e shërbimeve elektronike në Portugali, Rama: U dalluam mes 26 shteteve

17/04/2024 19:05

Shqipëra vlerësohet me çmim për ofrimin e shërbimeve elektronike në Forumin Rajonal për Mbrojtjen Shoqërore për Europën, që po zhvillohet në Porto të Portugalisë.

Lajmin e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama, në llogarinë e tij në Facebook, ndërsa thekson se çmimi “Certifikatë e Meritës me Përmendje të Veçantë” nga Komisioni Teknik i ISSA-s dhe Juria e pavarur ndërkombëtare e Konkursit “ISSA Good Practice Award Europe 2024, ka të bëjë me mbrojtjen për gratë e papuna me tre apo më shumë fëmijë të mitur, për të cilat shteti mbulon kontributet e sigurimeve shoqërore.

“Instituti i Sigurimeve Shoqërore që po merr pjesë në këtë aktivitet u vlerësua gjithashtu edhe me “Certifikata Merite” për 3 praktika: Dixhitalizimi i arkivës së sigurimeve shoqërore; Përmirësimi i përfitimeve të sigurimeve shoqërore nëpërmjet raporteve elektronike mjekësore (e-Raporte); si edhe për të gjitha shërbimet e tjera të ofruara online”, shkruan Rama.

Kryeministri shton më tej se vendi ynë u dallua me shërbimet e saj mes 26 shteteve dhe 119 praktikave të tjera të prezantuara gjatë këtij konkursi, ku vlerësohen institucionet novatore dhe që kanë në fokus përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel