Mbi një muaj tubim në bulevard, Rama: Shqetësimin real të qytetarëve e quaj “uji i pastër” i protestës, kurse në koren e zezë janë mbledhur të gjithë dështakët
03/07 12:48
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në facebook pamjet nga përfundimi i punimeve për argjinaturën që do të mbrojë zonën nga prurjet e lumit Drin.
Rama shkruan se argjinatura e ndërtuar, zgjidh përfundimisht rrezikun e përmbytjeve për fshatrat Kuç dhe Vutakanë.
“Në fshatin Juban të Shkodrës ka përfunduar argjinatura mbrojtëse për zonën nga prurjet e lumit Drin. Argjinatura që është ndërtuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe bashkia Shkodër, zgjidh një herë e mirë rrezikun e përmbytjeve për fshatrat Kuç dhe Vukatanë në njësinë administrative Guri i Zi, duke ua lehtësuar jetën dhjetra banorëve gjatë periudhës së dimrit”– shkruan kryeministri.
Top Channel