Risia e Shevchenkos në Ukrainë, arbitrat para makinerisë së vërtetës për të provuar ndershmërinë

17/04/2024 12:14

Presidenti i Federatës së Futbollit në Ukrainë, Andrey Shevchenko do të ndërmarrë një nismë ndoshta unikale në botën e futbollit.

Ish-futbollisti i famshëm i Milanit, tashmë në krye të futbollit ukrainas, kërkon të vërtetojë si dhe të garantojë ndershmërinë e arbitrave në kampionat, për të siguruar një garë të drejtë.

Shevchenko, do t’i vendosë arbitrat para makinerisë së të vërtetës, një praktikë e mirënjohur në mjekësinë ligjore. Makina e së vërtetës, është ajo që mat presionin e gjakut, frymëmarrjen si dhe djersitjen për të vërtetuar të vërtetën e personit në fjalë.

Kështu, Federata Ukrainase synon që me anë të kësaj nisme të përmirësojë standartin, korrupsionin, rryshfetet si dhe trukimin e ndeshjeve.

“Ne mendojmë se makina e së vërtetës është një mundësi për të marrë më shumë informacion dhe të kuptojmë më mirë mbi arbitrat me të cilët punojmë dhe ata me të cilët nuk mund të punojmë. Do ta nisim këtë punë nga e para dhe ata që nuk e kalojnë testin nuk do të jenë më pjesë e futbollit në Ukrainë”, u shpreh Shvechenko./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA