“Putini i vogël nuk e përballon suksesin e Kosovës”, zyrtari i Kryeministrisë: Ka nisur arrestime në pikat kufitare, qindra qytetarë po mbahen peng

17/04/2024 13:15

Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, në një postim në X, e ka cilësuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç si “Putini i vogël” dhe se sipas tij nuk e përballon dot suksesin e Kosovës.

Votimi i djeshëm për Kosovën, sipas Zulfajt është shkak që Serbia ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qytetarë dhe zv drejtorin e policisë së Kosovës, që të mos kalojnë. Ata po mbahen peng thotë zyrtari dhe kjo është një “shkelje e e hapur e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes në Procesin e Berlinit midis BB6 dhe një përpjekje për të përshkallëzuar tensionet”, shkruan ai.

“Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës. Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në APKE ai ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq (i cili është nga komuniteti serb). Të gjithë po mbahen peng, mes tyre dhjetëra fëmijë, pa u siguruar ushqim dhe mjekim”, tha këshilltari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA